Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
10 nentor 2025
Edon Zhegrova hyri në fushë për disa minuta në derbin pa gola mes Juventusit dhe Torinos, i zhvilluar mbrëmë në kuadër të Serie A.
Ylli i Kombëtares së Kosovës u aktivizua në minutën e 65-të, duke sjellë energji dhe gjallëri në repartin ofensiv të “Zonjës së Vjetër”, megjithatë skuadra bardhezi nuk arriti të gjejë rrugën e golit.
Pas ndeshjes, Zhegrova falenderoi tifozët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme përmes një postimi në Instagram.
“Vazhdojmë edhe më fort! Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme!”, shkroi ai.
Në këtë fazë të sezonit, Juventusi synon të mbajë ritmin për vendet e para të tabelës, ndërsa Zhegrova po punon për t’u konsoliduar si titullar i rregullt në formacionin bardhezi.

















