Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
20 gusht 2025
Juventusi po lëviz fuqishëm në merkato dhe është gati të bëjë një hap konkret për transferimin e Edon Zhegrovës.
Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka arritur marrëveshje për kalim te Juventusi. Tani gjiganti italian ka nisur bisedimet me Lillein për futbollistin.
Kontrata e 26-vjeçarit me klubin francez përfundon në qershor të vitit të ardhshëm.
Zhegrova raportohet se ka arritur marrëveshje prej 2.5 milionë eurosh në vit deri më 2030 me “Zonjën e Vjetër”.
Sipas raportimit, Zhegrova e ka njoftuar Lillein se nuk do të vazhdojë kontratën dhe kjo ka nxitur francezët të mendojnë për shitjen e tij.
Lille sivjet e ka humbur edhe një yll. Jonathan David kaloi te Juventusi dhe Lille dëshiron ta shmangë të njëjtin skenar me Zhegrovën verën e ardhshme.
Në tavolinë, Lille ka kërkuar rreth 25 milionë euro për të, por Juventusi shpreson t’i sigurojë shërbimet e kosovarit për më pak se 20 milionë euro.
Sipas Tuttosport, negociatat kanë ecur me ritme pozitive dhe tashmë është arritur një marrëveshje me agjentin Hasan Çetinkaya për një kontratë deri në vitin 2030, me një pagë rreth 2.5 milionë euro në sezon plus bonuse.
Aktualisht, Lille kërkon rreth 25 milionë euro për kartonin e Zhegrovës, por duke qenë se afati i transferimeve është drejt mbylljes, shuma mund të bjerë në 18-20 milionë euro.
Megjithatë, përpara se të finalizohet blerja, Juventusi duhet të sigurojë një shitje, me emrin më të përfolur atë të Douglas Luiz. Mesfushori brazilian është shumë pranë kalimit te Nottingham Forest, për një marrëveshje huazimi me detyrim blerjeje, që pritet të arrijë në rreth 30 milionë euro. Nëse ky transferim zyrtarizohet, do të hapet hapësira financiare dhe një vend i lirë në skuadër për Zhegrovën.
Ky zhvillim do t’i jepte Juventusit një avantazh të madh ndaj Olympique Marseille, i cili ka shfaqur gjithashtu interes për kosovarin, por po përballet me probleme të brendshme dhe nevojën për të shitur lojtarë si Jonathan Rowe dhe Adrien Rabiot.
Në këto kushte, bardhezinjtë shihen si favoritë për të siguruar shërbimet e Edon Zhegrovës, i cili mund të bëhet goditja e madhe e fundit e merkatos verore në Torino.
Sipas burimeve te Juventus News këto janë detajet e kontratës.
Lexo më shumë rreth yllit të futbollit kosovar në Juventus

















