Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
08 dhjetor 2025
Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, ka sqaruar arsyen pse Edon Zhegrova po aktivizohet me minutazh të kufizuar, duke thënë se sulmuesi kosovar ende nuk është rikuperuar tërësisht nga lëndimi.
Zhegrova u fut në lojë në minutën e 82-të në derbin ndaj Juventusit dhe ishte pranë golit të barazimit në kohën shtesë, por goditja e tij përfundoi drejt portierit.
Spalletti tha se Zhegrova nuk ka stërvitur rregullisht gjatë javës për shkak të dhimbjeve. “Nuk ka asnjë problem personal. Ai vjen nga një lëndim i gjatë dhe këtë javë ka pasur shqetësime. Është lojtar vendimtar në 15 metrat e fundit, por i duhet kohë të rikthehet në formën e duhur”, deklaroi trajneri, duke shtuar se do të dëshironte ta aktivizonte më shumë.
Ndërkohë, Napoli e fitoi derbin ndaj Juventusit me rezultat 2–1, ndeshje në të cilën Amir Rrahmani zhvilloi një paraqitje të mirë. Napoli kryeson tabelën e Serie A me 31 pikë, ndërsa Juventus renditet në vendin e shtatë me 23 pikë.

















