Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
05 tetor 2025
Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme për kryebashkiakët e Tiranës dhe disa bashkive të tjera, duke i cilësuar ato si një moment kyç për zhvillimin e vendit.
Rama theksoi se kryeqyteti nuk mund të presë më dhe kërkon një zgjidhje të shpejtë për të mbajtur ritmin e zhvillimit të vendit.
“Më 9 nëntor, qytetarët e Tiranës dhe të disa bashkive të tjera do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët zëvendësues të atyre që u larguan për t’u bërë deputetë, apo për arsye të tjera. Të tjerat janë zgjedhje krejt normale, ndërsa ato në Tiranë janë të jashtëzakonshme për disa arsye dhe jo thjesht se Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe lokomotiva e ekonomisë sonë.

















