zgjedhjet e 2025 organizimi i selise se ps

Zgjedhjet e 2025-ës dhe porosia për diasporën, përfundon mbledhja e Kryesisë së PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste.

Gazetari i Top Channel Muhamet Veliu bën me dije se mbledhja kishte në fokus zgjedhjet e majit 2025.

Ndërkohë mësohet se në këtë mbledhje u zyrtarizua emri i Bledi Klosit si drejtues politik i qarkut të Dibrës.

I gjithë fokusi i mbledhjes ku kryebashkiakët ishin online ishte diaspora. Rama ka kërkuar vijimin e hartimit të një database për të gjithë emigrantët në funksion të zgjedhjeve të 2025.

Ndërkohë pas përfundimit të takimit, Rama para gazetarëve nuk dha detaje, ndërsa iu drejtua duke iu thënë “Anëtarësohuni në PS”.

Presidenti Bajram Begaj pak ditë më parë dekretoi datën 11 maj për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa partitë politike kanë nisur përgatitjet dhe organizimet e strukturave.

Scroll to Top