Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
03 shtator 2025
Presidenti ukrainas, Zelensky do të zhvillojë gjithashtu takim dypalësh në Francë më vonë gjatë ditës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy mbërriti në Danimarkë për bisedime me kryeministren daneze, Mette Frederiksen dhe udhëheqësit e Grupit të tetë vendeve nordike dhe baltike (NB8).
“Volodymyr Zelenskyy mbërriti në Danimarkë për takim dypalësh me kryeministren Mette Frederiksen dhe negociata me udhëheqësit e formatit NB8″, tha zëdhënësi i tij, Serhii Nykyforov.
Përpara mbërritjes së tij, Zelenskyy shkroi në Telegram: “Do të diskutoj nevojën për masa të forta presioni me partnerët tanë në ditët në vijim. Vetëm pas pak orësh-Danimarkë: Samiti Ukrainë-Shtetet Nordike dhe Baltike”.
“Po përgatisim përforcime të konsiderueshme për Ukrainën. Këtë mbrëmje, do të mbajmë format dypalësh në Francë duke koordinuar përpjekjet tona”, tha ai.
Presidenti ukrainas shtoi se më vonë gjatë ditës, ai do të zhvillojë takim dypalësh në Francë dhe se po punohet për format të “Koalicionit të të Gatshmëve” si dhe për “hapat e rinj në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në”.