Zelensky reagon pas bisedimeve pozitive në Gjenevë: Administrata Trump po e dëgjon delegacionin tonë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

24 nentor 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se dialogu me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara po ecën në drejtimin e duhur dhe se ka sinjale se administrata e Donald Trump po i dëgjon qëndrimet e udhëheqjes së Kievit.

Në mesazhin e tij të përditshëm të mbrëmjes, Zelensky bëri të ditur se bisedimet po vijojnë në Zvicër, ku ekipet negociatore po punojnë intensivisht. “Sot, bisedimet vazhdojnë në Zvicër. Praktikisht, ekipet do të punojnë gjatë natës dhe do të ketë më shumë informacion,” tha ai.

Ndërkohë, sipas burimeve diplomatike, zyrtarë amerikanë dhe ukrainas po shqyrtojnë mundësinë e një vizite të Zelenskyt në Uashington gjatë kësaj jave. Qëllimi i takimit do të ishte diskutimi i planit të paqes të propozuar nga SHBA-ja për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. Një nga burimet tha se bisedimet do të përqendroheshin veçanërisht në çështjet më delikate të propozimit, përfshirë aspektet territoriale. Megjithatë, data e vizitës ende nuk është përcaktuar.

Scroll to Top