Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
09 dhjetor 2025
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Romë, ku pritet të zhvillojë një takim fillestar me Papa Leonin, e më pas pasdite me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi presidencial Serhiy Nikiforrov për televizionin publik ukrainas, “Suspilne”.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”, Meloni pritet të riafirmojë mbështetjen e Italisë për Ukrainën gjatë takimit dypalësh të planifikuar në Palazzo Chigi.
Një ditë më parë, Zelensky ishte në Bruksel, ku u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Më pas, në Londër, ai pritet të takohet me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kreun e CDU-së gjermane, Friedrich Merz.

















