Zbulohet rrjeti i shpërndarjes së drogërave të forta në Shëngjin, prangosen dy të rinj nga Kosova dhe një francez

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

11 qershor 2025

Policia e Lezhës tha se ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”, duke goditur një rrjet të organizuar të shpërndarjes së drogës në zonat turistike të Shëngjinit. Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar tre shtetas të huaj, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

-A. G., 21 vjeç, dhe E. T., 28 vjeç, të dy nga Kosova

Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A. G., 30 vjeç, nga Kosova.

Të dyshuarit shisnin doza droge si kokainë, kanabis, ekstazi, MDMA dhe kërpudha haluçinogjene në zona të frekuentuara nga pushuesit. Gjatë arrestimit, Policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike të ndara në doza, kanabis në trajtë çokollate, një automjet dhe tre celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Nga këqyrja e celularëve, janë zbuluar komunikime të qarta që vërtetojnë organizimin e shitjes së lëndëve narkotike. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Lezhës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Scroll to Top