Lojtarët më të mirë të futbollit në botë do të shpallen të martën në mbrëmje në çmimet “The Best” të FIFA-s në Doha – dhe fituesi i çmimit për lojtarin më të mirë të meshkujve është zbuluar vetëm disa orë përpara fillimit të ceremonisë zyrtare.
Ndërkohë që ylli i Manchester City, Rodri, fitoi prestigjiozin “Topin e Artë” në tetor, FIFA do të shpërndajë çmimin e saj ‘rival’ këtë mbrëmje në Katar.
Çmimet “The Best” janë dhënë nga FIFA që nga viti 2017, pasi partneriteti i saj me “France Football” për çmimin “Topi i Artë” përfundoi vitin e kaluar.
Rodri e mposhti yllin e Real Madrid, Vinicius Jr, për “Topin e Artë” të vitit 2024, duke shkaktuar zemërim te klubi spanjoll, i cili bojkotoi ceremoninë e çmimeve në Paris.
Por nuk do të ketë protesta të tilla këtë mbrëmje, pasi Vinicius Jr do të fitojë çmimin kryesor të meshkujve në çmimet FIFA.
Mediumi brazilian “Ge Globe” pretendon se Vinicius Jr do të fitojë çmimin për lojtarin më të mirë të meshkujve, duke kaluar Rodrin dhe nëntë nominues të tjerë: Dani Carvajal, Erling Haaland, Federico Valverde, Florian Ëirtz, Jude Bellingham, Kylian Mbappe, Lamine Yamal, Lionel Messi dhe Toni Kroos.
Ylli i Inter Miami, Messi, është mbajtësi aktual i çmimit, pasi e fitoi për herë të tretë (rekord) vitin e kaluar.
Vinicius Jr do të bashkohet me Romarion, Ronaldon, Rivaldon, Ronaldinhon dhe Kakën në një listë ekskluzive brazilianësh që kanë fituar një çmim të lartë individual në formatet e ndryshme të çmimeve FIFA.
24-vjeçari pritet të bëhet braziliani i parë që fiton një çmim për lojtarin më të mirë në botë që nga fitimi i “Topit të Artë” nga Kaka në vitin 2007.
Vinicius Jr shënoi 24 gola dhe dha 11 asistime sezonin e kaluar ndërsa Real Madrid fitoi si titullin e Ligës së Kampionëve, ashtu edhe La Ligën.
Gjiganti spanjoll aktualisht është në Katar për të luajtur në finalen e Kupës Interkontinentale kundër ekipit meksikan Pachuca të mërkurën.
Real Madrid reagoi me zemërim pasi Vinicius Jr humbi “Topin e Artë” këtë vit, duke tërhequr të gjithë lojtarët dhe stafin e tij nga pjesëmarrja në ngjarje në shenjë proteste.
Pas konfirmimit të Rodri si fitues, Vinicius publikoi në X: “Do ta bëj 10 herë nëse duhet. Ata nuk janë gati.”
“Nëse kriteret e çmimit nuk e japin çmimin për Vinicius si fitues, atëherë ato kritere të njëjta duhet ta tregojnë Carvajal si fitues,” shtoi Real Madrid në një deklaratë për AFP dhe mediat spanjolle.
“Pasi kjo nuk ndodhi, është e qartë që Topi i Artë – UEFA nuk e respekton Real Madridin. Dhe Real Madrid nuk shkon aty ku nuk respektohet.”
Vinicius Jr pritet të marrë pjesë në ceremoninë e Çmimeve FIFA për të marrë çmimin e tij.
Të nominuarit për Çmimin FIFA të “Lojtarit më të Mirë të Meshkujve 2024”:
Dani Carvajal (Real Madrid dhe Spanjë)
Erling Haaland (Manchester City dhe Norvegji)
Federico Valverde (Real Madrid dhe Uruguaj)
Florian Ëirtz (Bayer Leverkusen dhe Gjermani)
Jude Bellingham (Real Madrid dhe Angli)
Kylian Mbappe (PSG/Real Madrid dhe Francë)
Lamine Yamal (Barcelona dhe Spanjë)
Lionel Messi (Inter Miami dhe Argjentinë)
Rodri (Manchester City dhe Spanjë)
Toni Kroos (Real Madrid dhe Gjermani – tani i pensionuar)
Vinicius Junior (Real Madrid dhe Brazil).