Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
23 tetor 2025
Nuk është momenti i duhur, kemi të djathtën ekstreme që po na fryn në qafë. Çdo bisedë për hyrjen e Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkim është një dhuratë për… Le Pen
Një raport i publikuar nga revista e njohur Politico Europe ka zbuluar prapaskenat politike që tregojnë se presidenti francez Emmanuel Macron po pengon procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, përfshirë edhe anëtarësimin e Shqipërisë.
Sipas burimeve diplomatike të cituara nga Politico, Macron – dikur promotori i një Europe të bashkuar dhe mbështetës i vendeve të Ballkanit Perëndimor – ka ndryshuar qëndrim për shkak të presioneve të brendshme politike.
Artikulli thekson se frika nga rritja e ndikimit të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen dhe protestat e mundshme të fermerëve francezë e kanë bërë presidentin të hezitojë të mbështesë hyrjen e vendeve të reja në BE.
Një aleat i afërt i tij madje pranon se “çdo bisedë për hyrjen e Shqipërisë apo Malit të Zi në Bashkim është dhuratë për Le Pen”, duke e paraqitur Macronin si pengesë të re të integrimit europian — një kthesë e fortë për liderin që dikur shihej si vizionari i Europës.

















