Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
08 janar 2026
Klodian Braho emëron drejtuesit e sektorëve në SPAK dhe kërkon hetime më efikase
Ka përfunduar mbledhja e thirrur nga kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, ku morën pjesë 19 prokurorë të posaçëm. Takimi, që nisi në orën 08:30, shërbeu për prezantimin e trupës së re dhe të lëvizjeve të fundit që Braho kishte firmosur javën e kaluar.
Gjatë mbledhjes, Braho bëri emërimet e drejtorëve të tre sektorëve:
Vladimir Mara – Sektori i Hetimit të Krimit të Organizuar, Dorina Bejko – Sektori i Hetimit të Korrupsionit, Altin Dumani – Sektori i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë
Ndryshe, Kryeprokurori Braho i ka kërkuar kolegëve të tij të zhvillojnë hetime më efikase, të përfundojnë dosjet e vjetra dhe të reduktojnë backlog-un e krijuar nga çështjet e mbartura.

















