Zbulohen mijëra bime kanabis në Shkodër, asgjësohen me djegie. Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

31. Maj 2025

Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 1233  fidanë e bimë të dyshuara kanabis ( 777 fidanë dhe 456 bimë të dyshuara narkotike kanabis) në qarkun Shkodër.

Ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e poseduesve të këtyre lëndëve narkotike, janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim të detyrave, 1 Specialist Pyjesh dhe 1 Roje Mjedisore

Njoftimi i policisë

Qarku Shkodër/ Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar gjithsej 1233  fidanë e bimë të dyshuara kanabis ( 777 fidanë dhe 456 bimë të dyshuara narkotike kanabis)

Procedohen penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim të detyrave, 1 Specialist Pyjesh dhe 1 Roje Mjedisore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, gjatë kontrolleve të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Postribë 777 fidanë dhe 382 bimë narkotike kanabis

Scroll to Top