Zbardhen detaje nga vizita e Ivanka Trump në Vlorë, darkë me Edi Ramën dhe arkitektë në Orikum

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

22 janar 2026

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vizitën e vajzës së presidentit të SHBA në Vlorë.

Mbrëmjen e djeshme, pasi konsumuan kafe në zonën e Ujit të Ftohtë, kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump kanë shkuar në një restorant në Orikum, ku kanë konsumuar dhe darkën.

Midis tyre kanë qenë dhe 60 arkitektë që kanë qëndruar dhe diskutuar deri në orën 23:00 të mbrëmjes.

Në fotot e siguruara nga mediatsi, shihet Rama krah Ivanka Trump, të buzëqeshur.

Scroll to Top