Ylli i muzikës botërore, Bryan Adams koncert për herë të parë në Shqipëri

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

24 shkurt 2025

Bryan Adams, këngëtari dhe kompozitori i mirënjohur botëror vjen në Shqipëri. Kanadezi Adams do të mbajë një koncert madhështor më 2 maj 2025 në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve. Autori i hiteve botërore “Everything I do” apo “Please forgive me”, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri, do të dhurojë emocione për fansat e tij.

Bryan Adams ka shitur më shumë se 65 milionë albume në të gjithë botën dhe është fitues i shumë çmimeve. Disa nga këngët e Adams janë dhe kolona zanore të filmave. Kujtojmë këngën “Heaven” e shkrurar për filmin “A Night From Heaven”, apo dhe kënga “Everything I do” për filmin “Robin Hood: Prince of Thieves,” “Summer of 69.”

Mediat në Shqipëri raportojnë se biletat mund t’i gjeni me ulje në këtë link.

https://vivere.al/evente/ulese/ticket/index.php?idev=322&lang=al&presale=1

Scroll to Top