Yll Limani, një ndër artistët më të dashur të skenës shqiptare, do të performojë koncertin e tij të vetëm të fundvitit në Prishtinë më 27 dhjetor në AMC Hall. Ky koncert është një moment i shumëpritur për Yllin dhe adhuruesit e tij, duke shënuar një ëndërr të realizuar dhe një natë të paharrueshme për publikun.
“Është një natë që e kam pritur me padurim. Muzika ime ka kuptim vetëm kur ndërlidhet me emocionet e njerëzve që e ndajnë këtë dashuri me mua,” ka thënë Ylli.
Publiku pritet të përjetojë një mbrëmje unike, ku do të performohen këngët më të dashura nga repertori i artistit. E gjithë performanca do të jetë 100% live, e shoqëruar nga një band i plotë, ku hapja e koncertit do të bëhet nga Florent Abrashi & band.
Ylli fton të gjithë të bashkohen në këtë ngjarje të veçantë: “Hajde me shoqëri, me familje, me krejt ata që e ndjejnë muzikën. Kjo natë është për ne të gjithë!”
Biletat janë tashmë në shitje dhe pritet një interes i madh për këtë ngjarje, ndaj sigurohuni t’i merrni sa më parë përmes faqeve zyratare të Yll Limanit dhe Rave Travel, ku gjithashtu mund të gjeni edhe informata shtesë rreth koncertit.