Xhon Alite nga gangster i bandave të Nju Yorkut në këshilltar bashkiak në New Jersey

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

18 mars 2025

Historia e paimagjinueshme e Xhon Alite nga gangster i bandave të Nju Yorkut në këshilltar bashkiak në English town.

Xhon Alite është një ish-anëtar i famshëm i bandës “Gambino” në Nju Jork dhe ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale për një periudhë të gjatë. Ai u bë i njohur si një nga gangsterët më të rrezikshëm të atij kohë, duke marrë pjesë në vrasje, trafiqe droge dhe aktivitete të tjera kriminale. Alite ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij në burg, por më vonë ka pasur një ndryshim të madh në jetën e tij.

Pas daljes nga burgu, Xhon Alite vendosi të lërë pas krimin dhe të transformohej në një figurë publike që promovon ndryshimin dhe distancimin nga jeta e krimit. Një nga momentet më të çuditshme të kësaj transformimi ishte kalimi i tij në një rol politik, kur u bë këshilltar bashkiak në Englishtown, New Jersey.

Transformimi i tij është një shembull i mundësisë për t’u rehabilituar dhe për të krijuar një jetë të re pas një kalimi të errët.

Ai filloi të bëhej pjesë e emisioneve, konsulent i disa serive të Netflix, dhe kështu u bë mjaft aktiv në komunitet, për ti shërbyer komunitetit duke shpjeguar rrezikun e të qenurit pjesë e mafias, duke e përcjellur këtë mesazh tek të rinjtë,’ Mos u bëni kriminel, mos u bëni vrasës’ , mbante fjalime kundër drogës dhe është republikan i regjistruar.

Kjo gjë tërhoqi vëmendjen kryetarit të English Town në New Jersey, i cili mendoi se Xhon Alite mund të ishte një këshiltar i mirë kundër drogës. Ai kishte dëgjuar Xhon Aliten të thotë se ‘Influenca e drogave të qytetit është e tmerrshme’ dhe tani kishte shansë për t’a ndryshuar atë.

Sipas Kryetarit të Bashkisë Franqisko , Alite është i shpejtë për tu miqësuar dhe ofruar me të , duke pasur një përvojë në jetën politike dhe biznesin.

‘Alite ndanë një vizion për qendrën tonë lokale dhe se do të ishte shumë i frytshëm në përpjekjen për të riformuluar peisazhin e komunitetit tonë.

A do të ishte e mundur të ndodhte që një njeri nga mafia e rrugës të emërohej në këshilltar Bashkie?

Xhon Alite ishte tejet i entuziazmuar për postin dhe për ceremoninë e betimit.

Histori i e rrallë kjo e Xhon alites!

Burimi: Shkëputur nga storia e Blendi Fevziut