Vushtrri: Policët pësojnë lëndime gjatë realizimit të një urdhër-arresti

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar disa raste të kanosjes ndaj zyrtarëve policorë.

Rastet e kanosjes janë raportuar në ,Vushtrri .

Në komunikatën e Policisë për media thuhet:

Vushtrri / 28.11.2024 – 17:00. Dy zyrtarë policorë gjatë realizimit të një urdhër arresti ndaj të dyshuarit kosovar kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari dhe dy familjarë të tij.

Tre të dyshuarit janë arrestuar. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Njëri prej të dyshuarve pas inicimit të rastit është dërguar në vuajtje të dënimit ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje.

Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri / 28.11.2024 – 04:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe me një shufër hekuri ka kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Scroll to Top