Vuçiç: Të gjithë po përgatiten për luftë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

03 tetor 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

Vuçiç i bëri këto komente pasi u pyet nga një gazetar për thirrjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që Evropa t’i parandalojë taktikat agresive dhe destabilizuese të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.

Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagë, Vuçiç tha se “bota do të bëhet gjithnjë e më e vështirë” dhe se ai “mendon se po shkojmë drejt një konflikti të madh.

E dimë tashmë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po jua them unë, sepse e shoh çfarë po ndodh dhe si po përgatiten të gjithë. Askush nuk po përgatitet për bisedimet, ata thjesht po shikojnë se kush do të jetë në anën e kujt. Ata po gërmojnë llogoret e tyre dhe po e presin fillimin”, tha Vuçiç

Vuçiç nuk dha asnjë provë për t’i mbështetur pretendimet e tij se do të ketë luftë.

Ai shtoi se Serbia do të “bëjë çmos” për të mos marrë pjesë në atë luftë.

Në fillim të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë të enjten, presidentja e Kosovës Osmani tha për gazetarët se Rusia paraqet kërcënim për Evropën, ndërkaq Serbia për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e akuzuar Beogradin se i kopjon veprimet e Moskës.

Osmani i bëri thirrje Bashkimit Evropian që “të mos e shpërblejë” Serbinë.

Scroll to Top