vuqeviq

Vuçeviq: Serbia do hetim ndërkombëtar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit

Kryeministri serb Millosh Vuçeviq ka thënë se Serbia insiston në një hetim ndërkombëtar për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Për shpërthimin të 29 nëntorit dhe situatën e djeshëm të deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Vuçeviqi thotë se kjo duket të jetë një drejtim i keq dhe se Kurti “e ka tepruar në të gjithë skenarin dhe kinematografinë”.

Serbia, thekson ai, insiston në një hetim ndërkombëtar, që të përfshihen të gjithë faktorët relevant ndërkombëtar dhe është e gatshme të bashkëpunojë.

“Serbia është jashtëzakonisht e interesuar, nëse mund ta them kështu, të përcaktojë saktësisht se çfarë ka ndodhur në Zubin Potok, pasi jemi absolutisht të sigurt se asnjë nga serbët, pra Serbia, nuk ka lidhje me të dhe se është një mbulim që duhet të tregohet se Kurti është viktimë, pra po tenton ta fusë Serbinë sërish në konflikt”, thotë Vuçeviq.

Ai thotë se do të jetë interesante të dëgjojë vendet e QUINT-it dhe Bashkimin Evropian.

“Çfarë do të thonë, se këto janë vlera evropiane, apo dikush tani do të vlerësojë pozitivisht zhvillimin e demokracisë dhe institucioneve në krahinë, në Kosovë e Metohi? Çfarë do të thotë dikush konkretisht, pasi kemi arritur në niveli që dikush ia ndalon një deputeti të marrë pjesë në debat”, theksoi Vuçeviqi.

Ai u shpreh se Beogradi është i gatshëm të bisedojë me shqiptarët dhe të kërkojë kompromis.

“Mendoj se kompromisi është një fjalë e mirë dhe se është i nevojshëm si për popullin serb ashtu edhe për atë shqiptar. Por kompromisi nuk do të thotë që Serbia të kapitullojë. Kompromisi nuk është që ne të japim gjithçka dhe të mos marrim asgjë”, thekson Vuçeviqi dhe thotë se Serbia e ka të pamundur të njohë pavarësinë e Kosovës. /Zëri

Scroll to Top