Vrau 14-vjeçarin pranë shkollës ‘Fan Noli’, dëshmia e autorit: U zumë se po më shikonte! Nuk tregon ku fshehu armën e krimit

Vrau 14-vjeçarin pranë shkollës ‘Fan Noli’, dëshmia e autorit: U zumë se po më shikonte! Nuk tregon ku fshehu armën e krimit“

Thika me të cilën u vra 14-vjeçari Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij të hënën e 18 tetorit ende nuk është sekuestruar nga grupi hetimor. Autori i vrasjes, tashmë i arrestuar, nuk ka pranuar që të tregojë para se ku e ka fshehur armën e krimit me të cilën goditi Canin dhe shokun e tij, ndërsa mbeti edhe vetë i plagosur pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë. Në dëshminë e tij, aii ka thënë se thikën nuk e ka pasur me vete brenda ambienteve të shkollës, por e kishte fshehur diku aty afër. Gjithsesi hetimet në këtë drejtim vijojnë. 

Ndërkohë, Report Tv ka arritur që të zbardhë edhe dëshminë e autorit 14-vjeçar, i cili është pyetur në prani të psikologëve siç e parashikon ligji. 14-vjeçari ka treguar që sherri me Martin Canin kishte nisur që ditën e premte, 15 nëntor. Sipas pretendimit të tij, gjithçka ka nisur se Cani “po e shihte” dhe kështu mes tyre kishte nisur një debat që të miturit e kishin lënë për “ta sqaruar”. I pyetur nëse është penduar, ai nuk ka pranuar të flasë, bëjnë me dije burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema. 

Në dëshmi, 14-vjeçari ka pohuar se me Canin është zënë edhe të hënën e 18 nëntorit kur ndodhi edhe vrasja. Burimet i thanë Report Tv se dy të miturit të hënën janë zënë brenda ambienteve të shkollës dhe ky episod i sherrit verbal kishte rënë edhe në sytë e oficeres së sigurisë, por djemtë janë shprehur para saj se e zgjidhën pasi e gjitha ishte një keqkuptim.

Ndërkohë, Report Tv ka arritur që të zbardhë edhe dëshminë e autorit 14-vjeçar, i cili është pyetur në prani të psikologëve siç e parashikon ligji. 14-vjeçari ka treguar që sherri me Martin Canin kishte nisur që ditën e premte, 15 nëntor. Sipas pretendimit të tij, gjithçka ka nisur se Cani “po e shihte” dhe kështu mes tyre kishte nisur një debat që të miturit e kishin lënë për “ta sqaruar”. I pyetur nëse është penduar, ai nuk ka pranuar të flasë, bëjnë me dije burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema. 

Në dëshmi, 14-vjeçari ka pohuar se me Canin është zënë edhe të hënën e 18 nëntorit kur ndodhi edhe vrasja. Burimet i thanë Report Tv se dy të miturit të hënën janë zënë brenda ambienteve të shkollës dhe ky episod i sherrit verbal kishte rënë edhe në sytë e oficeres së sigurisë, por djemtë janë shprehur para saj se e zgjidhën pasi e gjitha ishte një keqkuptim./Shqiptarja.com

Scroll to Top