Vrasja e 14-vjeçarit, Rama: Do hedhim në diskutim masat drastike për mbylljen e TikTok dhe Snapchat në vend

Vrasja e 14-vjeçarit, Rama: Do hedhim në diskutim masat drastike për mbylljen e TikTok dhe Snapchat në vend

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë tha për mediat se do të hedhë në diskutim mbylljen e plotë të rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat.

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

Rama: Do hedhim në diskutim masat drastike për mbylljen e plotë të TikTok në vend.

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet dhe opsionet për mbylljen e disa rrjeteve sociale.

Rama theksoi se ne si qeveri jemi angazhuar prej kohës në hulumtimin e kësaj problematike, në kërkimin e zgjidhjeve të mundshme.

Gjithashtu, ai përmendi disa iniciativa të ngjashme në vende të ndryshme, por tha se problemi mbetet i hapur mungesa një sistemi për zbatimin e tyre.

“Prej tre ditësh i madh e i vogël është tronditur nga kjo vrasje. Tik-Tok dhe Snapchat thithin në labirintet e tyre çdo ditë fëmijët tanë.

Kjo botë nuk ka asnjë filtër dhe stimul pozitiv. Të vërteta të thjeshta ku të gjithë si prindër biem dakord.
Nuk është e thënë të biem dakord të gjithë si prindër apo si dëshmitarë ku garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Nuk janë të thjeshta përgjigjet e duhura në këto kushte kaq sfiduese kur shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtës pa asnjë rezultat domethënës”, tha Rama.

“Jemi duke punuar intensivisht për ngritjen e një sistemi digjital për kontrollin e shkollave, me kamera inteligjente rrugët dhe rrugët e qytetit.

Scroll to Top