Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
09 korrik 2025
Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një person duke dëmtuar tabela të sinjalistikës rrugore, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka ndërhyrë menjëherë për identifikimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas kryerjes së veprimeve hetimore, bënë të mundur ndalimin e shtetasit B. H., 43 vjeç, banues në Vlorë. Ai dyshohet se më datë 7 korrik 2025, në aksin rrugor “Bestrovë-Bunavi”, ka hequr dhe dëmtuar tre tabela të sinjalistikës rrugore.
Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve”.
Policia e Vlorës fton qytetarët dhe median që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe ruajtjen e anonimatit.

















