Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me miliraderin Elon Musk në cermoninë e inaugurimit të katedrales “Notre-Dame” në Paris.
Siç duket edhe nga fotot Vjosa Osmani ka biseduar me miliarderin Elon Musk, të cilit Trump i ka premtuar post me rëndësi në qeveri, pasi ai të marrë zyrtarisht presidencën e SHBA me 20 janar të vitit 2025.
Presidentja shfaqet e buzëqeshur teksa bisedon me Musk.
Vjosa Osmani bëri më herët një postim në rrjetin e saj social në platformën “X” ku zbardhi detaje nga biseda me milarderin Elon Musk.
Ata zhvilluan një bisedë mbi efikasitetin dhe efektivitetin e qeverisë, përpjekjet për të luftuar dezinformimin, si dhe rëndësinë e respektimit gjithmonë të vullnetit të popullit”