Videoja bëri xhiron e rrjetit, ‘zhduket’ luani në Fier! Pronari: E gjeta në rrugë dhe më ngordhi! Hetohet në gjendje të lirë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

10 prill 2025

Një video e publikuar në rrjet ku dy persona shfaqeshin me një luan brenda në banesë dhe një tretë që i filmon duke e trajtuar si mace shtëpiake ka vënë në lëvizje autoritetet shtetërore dhe tashmë pronari është vënë në hetim.

Banesa ku mbahej luani është në fshatin Zharrëz të Fierit dhe pronari i identifikuar si Altin Ajdini është vënë në hetim në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, që sipas ligjit dënohet me gjobë.

Pas publikimit të kësaj video në rrjetet sociale, Aajdini është pyetur në policin ë Fierit ku ka deklaruar se luanin në rrugë pranë Lushnjës dhe e ka mbajtur kafshën banesën e tij, për disa kohë. E çuditshme është deklarata e tij se tashmë kafsha ka ngordhur.

“Në përfundim të këtyre veprimeve u identifikua shtetasi që kishte në pronësi kafshën, A. H., 52 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, për të cilin, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, pasi dyshohet se e ka mbajtur kafshën, në banesë, në kundërshtim me rregullat.

Shtetasi A. H. ka deklaruar se kafshën e ka gjetur në Lushnjë, në rrugë, 6 muaj më parë, kur ajo ishte e vogël dhe e ka mbajtur në banesën e tij, për disa kohë. Më tej, ai ka deklaruar se para 1 muaji e gjysmë, kafsha ka ngordhur”, njofton policia e Fierit.

Ajdini ka deklaruar se kur e gjeti luanin ishte i vogël dhe mori në banesë dhe e trajtoi se kafshë shtëpiake, ndërsa në video dallohet qartë se ka kohë që e mban në banesë pasi luani është i rritur. Madje në një moment kafshon në qafë edhe një prej miqve të tij, ndërsa vetë pronari ndërhyn duke ia futur në shpullë.

Ndërkohë, po sipas tij, video është xhiruar shumë kohë më parë sepse ka deklaruar se luani ka ngordhur para një muaji e gjysmë dhe e ka hedhur në lumë.

Scroll to Top