VIDEO/ Rrëzohet avioni në Ankara, s’ka të mbijetuar

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

24 dhjetor 2025

Një avion  privat “Falcon 50” me pesë pasagjerë në bord u zhduk nga radarët të martën në mbrëmje, pasi u ngrit nga Aeroporti Esenboğa i Ankarasë. U konfirmua se avioni u rrëzua pak para orës 22:00 (me kohën lokale).

Falcon 50 ishte nisur për në Tripoli të Libisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Libisë,  Gjenerali Mohamed Ali Ahmed-Al Haddad , Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Lejtnant Al Fitouri Gabeel, Drejtori i Shërbimit të Prodhimit të Pajisjeve Ushtarake, Gjeneral Brigade Mahmoud al-Qutawi, Këshilltari i  Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Profesor Mohamed al-Asawi Diab, dhe fotografi i Zyrës së Shtypit, Mohamed Omar Ahmed Mahjoub humbën jetën.

Mbetjet e avionit u gjetën në një kodër, në jug të Ankarasë. Pasi u përplas në tokë, avioni shpërtheu në flakë.

Aeroporti në kryeqytetin turk u mbyll përkohësisht dhe fluturimet u devijuan në Kayseri.

Scroll to Top