Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
07 maj 2025
Kandidati i PD në Qarkun e Tiranës, Lisandër Hoxha shprehet se programi i PD-ASHM është mirëpritur nga qytetarët, madje shumë prej tyre janë të informuar mbi të.
I ftuar në emisionin ‘A Shoë’ në Syri Tv, nën moderimin e Adi Krastës, Hoxha tha se programin e kanë përqafuar të gjithë, madje dhe e besojnë atë, një fitore kjo edhe për kandidatët demokratë, që arrijnë të komunikojmë me qytetarët.
Sipas Hoxhës, Tirana do të ketë një përmbysje historike të rezultatit zgjedhor, pasi frika për narko-regjimin ka rënë shumë, krahasuar me situatën në qytetet e vogla të Shqipërisë, ku është më e ndjeshme.
Teksa solli në vëmendje, takimet derë me derë me qytetarët, Lisandër Hoxha tha se teksa kandidatët demokratë trokisnin në dyert e familjeve tiranase, PS nuk guxonte të hynte në lagjet e tyre.
E gjithë fabula që u ngrit për të goditur themelin e PD, dështoi në kuptimin e plotë të fjalës. Njeriu që ishte pas kësaj, Soros, që kishte mundësi të shkatërronte demokracinë e vendit tonë u mund nga PD, demokratët dhe Berisha, duke luftuar e fituar, fitoren e 2.
Trokas të paktën 100 dyer në ditë. Kam një program shumë të mirë dhe jam një njeri që s’më kap njeri nga xhaketa. Marr prej njerëzve energji fitoreje. Programi, ka fokus grupe të ndryshme, dhe ka njerëz që kanë njohuri mbi programin e PD.
Ka njerëz që s’janë familjarë, e dëgjojnë dhe e besojnë. Kjo është shumë e rëndësishme për kandidatët, nëse komunikojmë me qytetarët. Ka që na thonë: ‘Shyqyr që erdhët te dera, sepse PS s’e kemi parë kurrë’. Qytetarët e dinë se ku po jetojnë, edhe ai që merr një rrogë është i vjedhur. Është sistemi i mikro-korrupsionit.
Frika ndaj regjimit ka marrë fund, liria në Tiranë është më e madhe se në rrethe, narko-regjimi në rrethe të vogla është më i madh se në Tiranë. Në 3 javët e fundit ka një lëshim të pushtetit nga qytetarët. Kur shikoj Ballën që turrej në zyrat e Athinës, e kuptoj se sa keq i ka punët. Kur ne shkojmë derë më derë, PS s’guxon të shkojë në lagje. Tirana do të ketë përmbysje historike pas 11 majit, do të dashuroheni me të.

















