Vetëm dy vatra aktive zjarri në vend, reshjet ulin rrezikun në shumicën e qarqeve

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

29 korrik 2025

Reshjet e shiut kanë shuar pjesën më të madhe të vatrave të zjarrit në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 52 vatra zjarri në total, por aktive janë vetëm dy.

Në zonën perëndimore të tunelit të Skërficës, ndërhyrja nuk mundëson futjen e trupave, për shkak të terrenit të thepisur dhe bimësisë shumë të dendur. Ditën e sotme vatra e zjarrit po monitorohet nga zjarrfikëset e bashkisë.

Në fshatin Spatharë, zjarri ka rënë në një sipërfaqe kullote.  Në vendngjarje ndodhen forca nga të gjitha strukturat operacionale, që po punojnë  për vënien nën kontroll të vatrës.

Në monitorim,  me qëllim shmangien e riaktivizimit janë vatrat në këto zona:

Në Parkun Kombëtar të Prespës, fshati Lajthizë, bashkia Pustec

Në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë

Në fshatin Strelcë, bashkia Maliq

Në fshatin Veliq, bashkia Tropojë.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 52 automjete zjarrfikëse, 722 forca operacionale si dhe 2 helikopterë nga Forcat e Armatosura, që operuan në dy zona.

Scroll to Top