Vendimi/ Ndryshohet gjyqtari i Apelit të GJKKO që do të shqyrtonte ankimimin e Ajola Xoxës për sekuestrimin e celularit dhe sendeve! Zbulohet arsyeja

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

19 shkurt 2025

Është zëvendësuar gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së që do të shqyrtonte ankimimin e Ajola Xoxës për sekuestrimin e sendeve të saj.

Gjyqtarja Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’.

Ndaj çështja i ka kaluar për gjykim magjistratit Engert Pëllumbi.

Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e datës 20 dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin  sendeve të saj.

Njoftimi i Gjykatës:

Duke qenë se, gjyqtare Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’, çështja nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X.,  Shoqëria Tregtare “*” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, sipas disponimit nr. 01 Prot., datë 06.01.2025 të Zëvendëskryetarit të gjykatës “Lista vjetore e miratuar që përcakton gjyqtarët për gjykimet e rasteve urgjente”, i kaloi per gjykim trupit gjykues monokratik pasardhës, gjyqtarit Engert Pëllumbi.

Scroll to Top