Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
21 janar 2026
Një numër gjithnjë e në rritje i udhëheqësve evropianë ose po largohen ose po e shmangin Davosin, madje edhe para mbërritjes së Donald Trump për një përballje të pritur në Grenlandë.
Media britanike The Telegraph shkruan se Presidenti francez Emmanuel Macron është larguar pasi thuhet se nuk arriti të sigurojë një takim kokë më kokë me Trump.
Presidentja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen është nisur gjithashtu për në Strasburg, megjithëse thuhet se e ka lënë të hapur mundësinë e kthimit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pezulluar planet për të marrë pjesë në Davos, duke thënë se duhet të qëndrojë në Kiev për t’u marrë me sulmet raketore të Rusisë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.
Mungesa e tij ka ulur shpresat se fuqitë perëndimore do ta përdorin Davosin për të nënshkruar një paketë financimi për mbrojtjen ajrore dhe sektorin energjetik të Ukrainës. Por Zelensky tha se “çdo gjë mund të ndryshojë në çdo moment”.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez gjithashtu është dorëzuar, duke anuluar udhëtimin e tij pas një aksidenti treni në Spanjën jugore që vrau 42 persona.
Media italiane raportoi gjithashtu se kryeministrja Giorgia Meloni nuk ka gjasa të shkojë në Davos.
Të mërkurën, Reuters tha se ajo do t’i bashkohej Macronit në refuzimin për të nënshkruar planin e “Bordit të Paqes” të Trump për Gazën.
Trump ka kërcënuar me tarifa prej 200% për verën franceze si përgjigje.

















