Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

08 nentor 2025

Më 3 nëntor 2025, Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të bashkisë.

Me këtë vendim, u anulua edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë të dielën, më 9 nëntort.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia për herë të parë pas vendimit të Kushtetueses.

Përmes një postimi në Facebook, Veliaj thekson se Gjykata Kushtetuese nuk i ktheu mandatin kryebashkiakut, por i riktheu popullit të Tiranës atë që i përket.

“Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij”, thekson Veliaj në reagim.

Scroll to Top