Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
11 shkurt 2025
I arrestuari Erion Veliaj ka reaguar mbrëmjen e sotme nga qelia, për prangat e vendosura me vendim gjykate.
Pasi ka deklaruar se, tani ‘nuk do të heshtë më’ dhe se do të tregojë çdo gjë, dhe ka hedhur akuza edhe ndaj prokurorit të çështjes së tij, Veliaj ka vendosur të bëjë edhe një tjetër lëvizje. Veliaj ka vendosur të mbyllë komentet në Facebook, duke lënë të hapur vetëm liket dhe shpërndarjen. Sigurisht si një kryetar bashkie i cili deri më tani ka fshirë çdo koment negativ për veten, sot ka vendosur të mos i komentojë askush, pasi pritej që qytetarë të reagojnë në masë kundër tij.

















