Veliaj, më në fund, e thotë se Rama po e eliminon politikisht, jep edhe detaje nga kontrolli intim me 30 policë mbi kokë

Koha e parashikuar e leximit: 4 minuta

31 korrik 2025

Erion Veliaj ka dalë hapur për herë të parë kundër Edi Ramës, duke lënë të kuptohet qartazi se pas arrestimit dhe mbajtjes së tij prej më shumë se 6 muajsh në paraburgim fshihet një eliminim politik i drejtpërdrejtë nga kreu i qeverisë. Në një letër publike nga burgu i Durrësit, Veliaj thyen përfundimisht linjën e mëparshme të kujdesshme ndaj Ramës dhe shigjeton qartë atë që ai e quan “pushtet i pamatë”, që po përdor drejtësinë si mjet për të shkatërruar politikisht kundërshtarët.

Në letrën e tij, Veliaj tregon se është nën hetim prej dy vitesh dhe se SPAK nuk ka gjetur asnjë shkelje në asnjë projekt publik që ai ka firmosur si kryebashkiak apo ministër. Ai thotë se gjithçka bazohet në një letër anonime dhe se ndaj tij është ndërtuar një dosje pa prova, ndërsa mediat, sipas tij, informohen për çdo hap të hetimit përpara se ta dijë vetë.

Veliaj përshkruan edhe një kontroll shëndetësor poshtërues, ku është shoqëruar nga 30 efektivë policie për një kontroll të brendshëm, duke e cilësuar këtë si një akt intimidimi dhe hakmarrjeje personale. Ai paralajmëron se do të luftojë jo vetëm për pafajësinë e tij, por edhe për të denoncuar çdo abuzim me drejtësinë që, sipas tij, po përdoret për qëllime politike.

Më poshtë shfaqet dhe postimi i Erion Veliaj:

Miq dhe dashamirës,

Uroj të jeni mirë të gjithë, e teksa përgatiteni të shkoni për pushime me familjet tuaja, ju lus të më kushtoni pak minuta, si përgjigje për letrat tuaja të shumta, pas 6 muajsh burg paradhënie në Durrës.

Javën e kaluar, pesë agjentë të BKH-së mbërritën në IEVP Durrës për të më komunikuar akuzën, edhe pse kisha autorizuar avokatët ta merrnin dosjen në Tiranë. Një orë përpara mbërrijnë fillimisht mediat, të cilat njoftohen sistematikisht për spektaklin me të burgosurin 9216 – qartazi, as nga unë e as nga avokatët, se s’kishim dijeni për vizitën.

Asnjë habi këtu! Prokurorët specialë sigurohen që çdo gjë të rrjedhë në disa media speciale para se ta dijë viktima, në shkelje flagrante ndaj sekretit hetimor, prezumimit të pafajësisë, Kushtetutës së vendit dhe të drejtave themelore të njeriut, kushdo qoftë njeriu e puna e tij.

Mora kohën të lexoja akuzën, e cila ishte copy-paste me kërkesën e paraburgimit, shto këtu përgjimet me familjen, të 9216-ës, nga telefoni i burgut dhe furgoni i burgut, ku pas tre ditëve maratonë për masën m’u desh të qetësoja familjen për këtë ndarje therëse prej tyre dhe qytetit, të cilin e dua dhe i shërbej. Këto shtesa të akuzave për “agjitacion e propagandë” në burg, shërbejnë vetëm për të theksuar se sa e dobët është akuza fillestare, sa të cekta provat, dhe sa në siklet duhet të ndihen prokurorët e mi për hetimin e tyre. Ata kanë prodhuar asgjë më shumë se sa një innuendo – thashetheme, letra anonime, fletë-rrufe, shpifje, sajesa e supozime për një thriller sherifash, të cilat jam i bindur se nuk do të qëndrojnë as në gjykatë.

Në finale të një vetting-u personal, familjar dhe fisnor, nga viti 2004 deri në 2025, dhe një persekutimi 2-vjeçar (fill pas fitores me rreth 160 mijë vota për të tretën herë në Tiranë), me një letër anonime të një kallëzimi të falsifikuar, në emër të një Nesti Angoni që, edhe sipas prokurorëve, “nuk ekziston”, konkluzioni i akuzës

Scroll to Top