Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
02 dhjetor 2025
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka qenë protagonist në ndeshjen e fundit të Mallorcas ndaj Osasunës, ku skuadra e tij arriti një barazim të rëndësishëm. Sulmuesi dardan shënoi dy gola brenda vetëm pesë minutave, fillimisht në minutën e 61-të dhe më pas në të 66-tën, duke treguar formën e shkëlqyer të tij.
Me këto gola, Muriqi u rendit golashënuesi i tretë më i mirë në La Liga, pas Kylian Mbappes me 14 gola dhe Robert Lewandowskit me tetë gola dhe një asistim.
Sulmuesi kosovar po përfundon vitin e tij të katërt te Mallorca, ku fillimisht u transferua nga Lazio në formë huazimi, dhe më pas u ble përfundimisht nga klubi spanjoll.

















