Vedat Muriqi po kërkohet nga ish-klubi i tij, FenerBahçe – mësoni cila është shuma për sulmuesin kosovar!

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

14 Janar 2025

Emri i sulmuesit kosovar Vedat Muriqi përflitet në çdo afat kalimtar.

Edhe këtë stinor është në qendër të vëmendjes edhe para afatit kalimtar të janarit.

Në fakt, prizrenasit ia ka vënë syrin ish-klubi i tij, Fenerbahçe, ku e kishte pasur një eksperiencë të jashtëzakonshme.

Klubi turk e kishte transferuar verën e kaluar yllin e Sevillas, Youssef El-Nesiri, i cili gjatë janarit mund të transferohet në Arabinë Saudite.

E pikërisht për këtë, gjiganti nga Stambolli është vënë në kërkim të një sulmuesi tjetër dhe “Pirati” i Mallorcës shihet si opsioni ideal.

Mediumi portugez “O Jogo” raporton se Feneri i ka bërë gati plot 10 milionë euro për ta bindur klubin ishullor spanjoll që t’ia shesë përfaqësuesin kosovar.

Trajneri Jose Mourinho do ta mirëpriste Muriqin në Stamboll.

Muriqi, i cili kishte luajtur në klubin verdh e kaltër në sezonin 2019/20, në këtë edicion i ka realizuar vetëm tre gola, por që mbetet lojtar mjaft i rëndësishëm për Mallorcën, të cilën e ka shpëtuar tri herë pa rënë nga liga.

Ish-futbollisti i Rizesporit dhe i Lazios nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Turqi pasi e do një gjë të tillë, por pa e specifikuar periudhën.

30 vjeçari i ka zhvilluar 14 ndeshje në La Liga në këtë edicion deri tash dhe krahas tre golave, i ka bërë edhe dy asistime. 

Scroll to Top