Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë është dëgjuar ekspertja e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Flutura Goga-Bajrami, në rastin ku mjekët Alban Gjonbalaj dhe Arben Kutllovci po akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
Ekspertja e IML, udhëheqëse e laboratorit të Toksikologjisë, ka deklaruar se kryen analiza toksikologjike të cilat çdo herë bëhen me kërkesë të mjekut ligjor, raporton “Betimi për Drejtësi”
Në pyetjen e prokurores Ardiana Veseli lidhur me praninë e propofolit dhe fentanilit në trupin e tashmë të ndjerës T.H, ekspertja ka deklaruar se në gamën e analizave që ata realizojnë barin propofol nuk e analizojnë ndërkaq fentanili është analizuar por i njejti nuk është detektuar si pozitiv.
Ajo shtoi se në rastin në fjalë mjeku ligjor ka kërkuar kryerjen e analizave për alkool, barna dhe drogëra dhe se në secilin rast analizat bëhen aq sa kërkohen nga ana e mjekëve ligjor.Ajo shtoi se në rastin në fjalë mjeku ligjor ka kërkuar kryerjen e analizave për alkool, barna dhe drogëra dhe se në secilin rast analizat bëhen aq sa kërkohen nga ana e mjekëve ligjor.
Në pyetjen e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokatit Besnik Beqiri, rreth licencës së saj dhe se a është në përputhje me Ligjin për Shëndetësinë, ekspertja Goga-Bajrami deklaroi se pozita e saj si inxhiniere e kimisë nuk i nënshtrohet Ligjit të Shëndetësisë por atij të Mjekësisë Ligjore.
Në pyetjen e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokatit Besnik Beqiri, rreth licencës së saj dhe se a është në përputhje me Ligjin për Shëndetësinë, ekspertja Goga-Bajrami deklaroi se pozita e saj si inxhiniere e kimisë nuk i nënshtrohet Ligjit të Shëndetësisë por atij të Mjekësisë Ligjore.
Sipas të njëjtës, çdo rast në laboratorin toksikologjik, përfshirë edhe rastin në fjalë trajtohet në mënyrë të njëjtë.
Kështu, sipas saj mostrat pranohen, përgatiten për analizë varësisht nga kërkesa e mjekut dhe kryhet analiza sipas kërkesës, duke pohuar se gjaku është mostra kryesore e pastaj mostra e urinës.
Për mostrat e marra nga salla e autopsisë, ekspertja ka deklaruar se të njëjtat ruhen në laboratorin e toksikologjisë në frize, në temperatura që vardojnë nga -14 deri në -20 gradë celsius.
Mbrojtësi i të akuzuarit Alban Gjonbalaj , avokati Salih Gjonbalaj ka pyetur eksperten se a është i mundur ndonjë ndryshim apo degjenerim i çfarëdoshëm i mostrave të gjakut dhe urinës nëse të njëjtat ruhen sipas standardeve.
Për pyetjen e lartpërmendur, ekspertja ka mohuar që të jetë e mundur të ndodhë ndonjë ndryshim.
Vlen të përmendet se përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Beqiri ka propozuar dëgjimin edhe të një eksperti tjetër të IMl-së, propozim ky që është aprovuar nga ana e gjykatës.

















