Inspekcioni Komunal vazhdon lirimi i hapësirave publike në Mitrovicë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

12 mars 2025

Sot janë rrënuar disa objekte, shtëpi të vjetra e që ishin të ndërtuara në hapësirat që janë në pronësi të Komunës së Mitrovicës.

Drejtoria e Inspekcionit me kërkesën e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Palnifikimit në Komunën e Mitrovicës kanë ekzekutuar vendimin për lirimin e pronave komunale në rrugën “Shemsi Ahmeti” (Të Bunari).

Drejtori i Inspekcionit pranë Komunës së Mitrovicës, Valon Brahimi ka njoftuar lidhur me veprimet e ekzekutuara në njërën nga këto hapësira.

“Këto veprime po ndërmerren në funksion të zbatimit të ligjit dhe do të vazhdojnë për aq sa është e nevojshme edhe në të ardhmen!”, ka shkruar Brahimi në rrjetin e tij social “Facebook”.

Scroll to Top