Temperatura te larta

Valë të nxehti në Europë: Rrezik për jetën e të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë

    Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

    Europa Jugore nën pushtetin e valës së të nxehtit: Alarm për shëndetin publik dhe gatishmëri e shtuar

    Valët e të nxehtit kanë përfshirë dhjetëra qytete në Evropën Jugore, duke shkaktuar alarm te autoritetet shëndetësore që paralajmërojnë për rreziqet e mëdha që vijnë nga temperaturat ekstreme. Parashikimet meteorologjike tregojnë se kjo situatë do të vijojë edhe për disa ditë të tjera.

    Në disa pjesë të Spanjës, temperaturat kanë kaluar 40°C, ndërsa Portugalia, Franca dhe Italia kanë vënë në gatishmëri strukturat mjekësore për të përballuar pasojat e mundshme të goditjeve nga të nxehtit. Në Siçili dhe Greqi janë raportuar edhe vatra zjarri si pasojë e motit ekstrem.

    Rreziku më i lartë për të moshuarit

    Sipas ekspertëve, personat mbi 65 vjeç përbëjnë grupin më të rrezikuar nga nxehtësia ekstreme, e cila mund të përkeqësojë sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të frymëmarrjes. Ndër pasojat më të rënda përmenden hipertermia dhe meningjiti aseptik – një formë e inflamacionit të trurit e shkaktuar nga mbinxehja.

    Edhe Shqipëria po përjeton temperatura mbi normalen për këtë periudhë, me rrezikun që po rritet çdo ditë, sidomos për të sëmurët kronikë dhe të moshuarit.

    Klimat e skajshme dhe nevoja për veprim të menjëhershëm

    Shkencëtarët paralajmërojnë se këto kushte ekstreme janë pjesë e një trendi më të gjerë të ndryshimeve klimatike, që po ndodhin me ritme të përshpejtuara në Evropë – ku temperaturat po rriten dy herë më shpejt se mesatarja globale.

    Për të mbrojtur popullatën, ekspertët kërkojnë nga qeveritë që të ndërmarrin masa të menjëhershme për adaptim, si:

    • Përmirësimi i sistemit të njoftimit dhe paralajmërimit për valët e të nxehtit
    • Vendosja në dispozicion e hapësirave publike të freskuara me ajër të kondicionuar
    • Krijimi i planeve emergjente për kujdes ndaj grupeve në rrezik

    Sipas studimeve, masa të tilla mund të parandalojnë deri në 100 mijë vdekje të parakohshme në të gjithë kontinentin.

    Scroll to Top