Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
16 korrik 2025
Në Vlorë vazhdon vala e dorëheqjeve. Pas dorëheqjes së drejtuesve të institucioneve në varësi të bashkisë së Vlorës, si dhe atyre në varësi të ministrive të linjës, kanë dhënë tashmë dorëheqjen edhe kryetarët e 5 rajoneve të qytetit, por edhe 4 administratorët e njësive administrative të qytetit.
Të parët që kanë dhënë dorëheqjen kanë qenë kryetarët e rajoneve në Vlorë dhe më pas kryetarët e njësive administrative.
Siç mësohet, dorëheqja është pranuar edhe nga kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, teksa ka nisur puna për zëvendësimin e tyre
Deri më tani, siç bëhet me dije, nuk kemi dorëheqje të nënkryetarëve të bashkisë. Theksojmë këtu faktin që një prej tyre është emëruar në muajin maj dhe ka ardhur pikërisht nga radhët e të rinjve të FRPD-së në Vlorë.