Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
01 maj maj 2025
Trupat europiane brenda Ukrainës, The Times zbulon përplasjet mes aleatëve. Britania kërkon të mblidhen 64 mijë ushtarë, Italia dhe Spanja refuzojnë
Gazeta britanike ka pasur një pasqyrë mbi bisedimet mes ministrave të mbrojtjes të Evropës dhe shefave ushtarakë, ndërsa diskutonin krijimin e një “koalicioni të vullnetit të mirë”.
Admirali britanik Sir Tony Radakin, shefi i shtabit të mbrojtjes, thuhet se u ka kërkuar homologëve të tij evropianë nëse mund të organizonin një forcë me 64,000 trupa që mund të dërgohej në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje. Ai ka deklaruar se Britania mund të ofronte deri në 10,000 trupa.
Megjithatë, në takimet pasuese, ministrat e mbrojtjes të vendeve evropiane u shprehën se nuk ka “asnjë shans” për të arritur këtë numër dhe se edhe 25,000 do të ishte “shumë e vështirë” për një përpjekje të përbashkët, sipas një burimi të pranishëm në diskutimet në Bruksel.
Javën e kaluar, “The Times” raportoi se Britania dhe Franca janë tani më të prirura të dërgojnë trupa për trajnim në Ukrainën perëndimore, në vend të një force shumëkombëshe tokësore për të mbrojtur qytetet kryesore dhe infrastrukturën kritike, për shkak të rrezikut të lartë.
Në vend të kësaj, përqendrimi i angazhimit të sigurisë ndaj Ukrainës do të jetë te rindërtimi dhe riarmatimi i ushtrisë së Kievit, me mbështetje ajrore dhe detare.
Ministrat e mbrojtjes shprehën shqetësime për synimin britanik për një forcë prej 64,000 trupash gjatë një takimi të “koalicionit të vullnetit të mirë” më 10 prill. Bisedimet vazhduan shpesh here hapur.
Aleatët e afërt i shprehën qartë dyshimet e tyre sekretarit britanik të mbrojtjes John Healey, duke theksuar se një forcë e atillë do të kërkonte 256,000 trupa në total gjatë një periudhe dyvjeçare, për shkak të rotacioneve.
Ministrja e mbrojtjes së Lituanisë, Dovile Sakaliene, u shpreh: “Rusia ka 800,000 trupa. Nëse nuk arrijmë dot as 64,000, nuk dukemi të dobët — jemi të dobët.”
Komentet e saj u përshkruan si “shumë të fuqishme dhe frymëzuese.”
Këto diskutime zbulojnë sa shumë mbështetet Britania dhe Evropa te SHBA për të ofruar një pengesë serioze ndaj Rusisë.
Një pjesëmarrës në takim theksoi se do të ishte më e lehtë të angazhoheshin forcat speciale, pasi kjo nuk do të kërkonte miratim nga parlamentet përkatëse.
Estonia dhe Finlanda kanë shprehur shqetësimin se çdo dislokim trupash do të “dobësonte” mbrojtjen e kufijve të tyre, ndërsa Polonia, Spanja dhe Italia kanë deklaruar.

















