Trump thotë se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

22 shkurt 2025

Burime nga Ukraina thonë se Volodymyr Zelensky nuk është gati të pranojë një marrëveshje për mineralet me SHBA-në pasi Ukraina sheh një “një numër çështjesh problematike” me projekt-marrëveshjen.

Gjitahshtu mësohet se Donald Trump kishte deklaruar se një marrëveshje ishte afër, por një burim me njohuri për negociatat tha se presidenti ukrainas nuk është gati të nënshkruajë.

Udhëheqësi amerikan ka kërkuar nga Ukraina akses në burimet natyerore të vendit në këmbim të armëve, shkruan skynews.

“Marrëveshja nuk është ende gati për t’u nënshkruar, ka një sërë çështjesh problematike dhe në formën aktuale të draftit, presidenti nuk është gati ta pranojë atë”, tha burimi.

“Sot, draftet nuk pasqyrojnë një partneritet në marrëveshje dhe përmbajnë vetëm angazhime të njëanshme nga Ukraina”, shtoi ai.

Ndryshe nga ana e SHBA-së, këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare, Mike Waltz tha këtë javë se një marrëveshje do të bëhej.

Scroll to Top