Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

09 qershor 2025

Pas një bisede telefonike mes Presidentit të SHBA-së Trump dhe homologut të tij kinez Xi, pritet një lëvizje në mosmarrëveshjen tregtare mes dy vendeve. Trump njoftoi për bisedime mes delegacioneve të të dy vendeve

Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër për të zhvilluar bisedime të mëtejshme tregtare. Delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga ministri i Financave, Scott Bessent, ministri i Tregtisë Howard Lutnick dhe i ngarkuari për Tregtinë Jamieson Greer, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Presidenti i SHBA-së u shpreh me optimizëm: “takimi pritet të shkojë shumë mirë”.

Telefonatë me Xi Jinping

Trump ra dakord për raundin e ri të bisedimeve në një telefonatë që zhvilloi të enjten (05.06.) me Presidentin kinez Xi Jinping. Sipas Presidentit Trump bisedimet kanë për qëllim të diskutojnë detajet e njëmarrëveshjeje tregtare të arritur në maj midis dy ekonomive më të mëdha të botës.

Pas telefonatës midis dy presidentëve Kina u shpreh shumë më e rezervuar dhe i kërkoi SHBA-së t’u përmbahet kushteve dhe rregullave të ndërsjella të përfshira në marrëveshje. Pekini deklaroi se pala kineze e ka zbatuar marrëveshjen me seriozitet dhe ndërgjegje.

Përpjekje për shtensionim

Scroll to Top