Trump “tashmë nuk është më i sigurt” për arritjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

11 qershor 2025

Trump tha se pala iraniane nuk ka treguar të njëjtin entuziazëm për arritjen e një marrëveshjeje. “Diçka u ndodhi atyre. Nuk e di”, tha presidenti amerikan

sh-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është më pak optimist se disa muaj më parë për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje bërthamore me Iranin. Në një intervistë për “New York Post”, Trump u shpreh se pala iraniane nuk ka treguar të njëjtin entuziazëm për marrëveshjen dhe se ka dyshime nëse Teherani është i gatshëm të ndalë pasurimin e uraniumit.

“Diçka u ka ndodhur atyre. Nuk e di çfarë”, tha Trump, duke shtuar se “do të ishte më mirë ta bënim këtë pa luftë dhe pa humbje jete”.

Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit pritet të rifillojnë më 15 qershor në Oman, pas një ndërprerjeje për shkak të kërkesës së Uashingtonit për ndalimin e plotë të pasurimit të uraniumit nga Irani.

Trump gjithashtu hodhi poshtë sugjerimet se Kina mund të jetë duke ndikuar në qëndrimin hezitues të Iranit. “Ndoshta thjesht nuk duan marrëveshje”, tha ai.

Trump për Muskun: Nuk kam ndjenja të këqija

Në të njëjtën intervistë, Trump komentoi edhe për marrëdhënien e tij me Elon Muskun, pas përplasjes që patën për çështjen e uljes së taksave. Ai tha se nuk ka ndjenja negative ndaj tij dhe është i hapur për bashkëpunim në të ardhmen.

“Jam i zhgënjyer, por ndodhi. Këto gjëra ndodhin”, u shpreh Trump, duke shtuar: “Mendoj se mund të arrij një marrëveshje me Muskun”.

Scroll to Top