Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
28 mars 2025
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar ngritjen e doganave në 25% për automjetet e importuara. Tarifat e reja do të futen në fuqi me 2 prill.
Kjo masë vlen për makinat që vijnë nga jashtë e nëse ndonjë prodhues i huaj i prodhon makinat në Amerikë – nuk ka dogana.
Kjo masë ka goditur në Evropë më së shumti industrinë gjermane të automjeteve. Do të godasë edhe vende të tjera, por edhe vetë amerikanët.
Gati gjysma e makinave në Amerikë vjen nga importi. Aktualisht doganat janë rreth 2,5%. Tarifat evropiane ndaj makinave nga jashtë janë më të larta.
Nga importi vijnë edhe rreth 60 % e pjesëve që montohen në makinat në SHBA – më së shumti nga Meksika, Japonia, Koreja e Jugut, Kanadaja dhe Gjermania.
Për industrinë e Gjermanisë është kjo një goditje e fuqishme, sepse vitin e kaluar në Amerikë janë shitur 784.889 makina evropiane, 446.566 nga Gjermania.
Ka dhe shumë koncerne gjermane që prodhojnë në këtë vend, kështuqë edhe eksportet nga Amerika janë makina të prodhuesve të huaj si BMW për shembull.
Sidoqoftë vitin e kaluar prodhuesit gjermanë më së shumti kanë eksportuar në SHBA me 13,1 për qind, pastaj vjen Britania e Madhe (11,3 %) dhe Franca (7,4 %).
Koncernet gjermane kanë kërkuar fillimin menjëherë të bisedimeve me palën amerikane. Edhe Von der Leyen ka paralajmëruar bisedime.