Trump planifikon ta vizitojë Los Anxhelosin pas inaugurimit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

14 Janar 2025

Pasi të inaugurohet si president, Donald Trump do të bëj një vizitë në Los Anxhelos.

Që kur kanë shpërthyer zjarret, presidenti i ardhshëm i Amerikës, Donald Trump është përfshirë në një “grindje” me guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom.

Trump fajësoi politikanët “e paaftë” për “katastrofën”, ndërsa Neësom akuzoi Trumpin për hapje të dezinformatave.

Tani, në raportimet e fundit thuhet se Trumpi po planifikon të udhëtojë drejt Los Anxhelosit pas inaugurimit të tij.

Presidenti i zgjedhur do të marrë detyrën javën e ardhshme dhe CBS raporton se Trumpi mund të vizitojë Los Anxhelosin në të njëjtën javë.

Scroll to Top