TRUMP UKRAINA RUSIA

Trump: Nuk ka përparim me Putinin për Ukrainën

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë përparim në bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin për çështjen e Ukrainës.

Gjatë një deklarate për mediat para se të udhëtonte për në Iowa, Trump tha se i kishte bërë të qartë Putinit se “nuk është i kënaqur” me situatën aktuale në Ukrainë.

Ai mohoi ndalimin e furnizimit me armë për Kievin, duke shtuar: “Ne i kemi dhënë dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë, por duhet të sigurohemi që të kemi mjaftueshëm për veten tonë”.

Telefonata njëorëshe mes dy liderëve përfshiu edhe temat e Iranit dhe Lindjes së Mesme. Ndërkohë, Putin theksoi se “nuk do të heqim dorë nga objektivat tona” dhe se Rusia synon të eliminojë “shkaqet rrënjësore të konfliktit”.

Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi takime në Aarhus me krerët e BE-së dhe të qeverisë daneze, duke marrë garanci për mbështetje të vazhdueshme.

Scroll to Top