Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
17 tetor 2025
Presidenti amerikan Trump planifikon të takohet me udhëheqësin e Kremlinit Putin në kryeqytetin hungarez, Budapest. Ata do të flasin për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, synon të vazhdojë përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Pas një bisede telefonike me presidentin rus ai njoftoi për një takim tjetër me Vladimir Putin. Ky takim do të zhvillohet në kryeqytetin hungarez, Budapest, njoftoi Trump në platformën e tij online Truth Social.
Qëllimi është të diskutojmë “nëse mund t’i japim fund kësaj lufte të turpshme midis Rusisë dhe Ukrainës”.
Sipas Trumpit takimi i ri me Putinin do të përgatitet gjatë një takimi të këshilltarëve të lartë nga të dyja palët javën e ardhshme. Bisedimet do t’i drejtojë Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio. Vendi si dhe data e saktë e takimit me Putinin ende nuk janë përcaktuar.
Telefonatë “shumë produktive”
Trumpi e quajti telefonatën me presidentin rus si “shumë produktive”. Ai tha se ata kishin diskutuar gjithashtu edhe për marrëdhëniet tregtare midis SHBA-së dhe Rusisë pas përfundimit të luftës në Ukrainë. Trump tha se është i bindur se “suksesi në Lindjen e Mesme”, pra marrëveshja për një armëpushim pas dy vitesh lufte në Rripin e Gazës, do të ndihmojë në negociatat për Ukrainën.
Orban: “Ne jemi gati!”
Edhe këshilltari i Putinit, Juri Ushakov, i konfirmoi njoftimet për një takim të ri mes Trumpit dhe Putinit. Trumpi sugjeroi Budapestin si vend për takimin dhe Putini pranoi menjëherë, tha Ushakov.
Pas këtij njoftimi Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u përgjigj menjëherë duke shkruar në X: “Ne jemi gati!”
Më parë edhe i dërguari special i Moskës, Kirill Dmitriev, i cili ishte i përfshirë në bisedimet me SHBA-në, kishte shkruar në platformën X: “Samiti i ardhshëm zhvillohet së shpejti.

















