Trump merr telefonatë nga Ronaldo, nuk i ndal lëvdatat për yllin e futbollit: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

09 dhjetor 2025

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ylli i futbollit Cristiano Ronaldo duket se po zhvillojnë një marrëdhënie miqësore për t’u marrë shembull.

Trump e bëri këtë të ditur përmes një postimi në Truth Social, ku tha se ka marrë një telefonatë nga superylli portugez i futbollit. Në postim, presidenti nuk i kurseu fjalët e mira për Ronaldo, duke e përshkruar si “një tip i pabesueshëm, jo vetëm si sportist, por edhe si njeri”.

“Cristiano Ronaldo, futbollisti i madh, sapo më telefonoi për të më falënderuar për vizitën që bëri në Shtëpinë e Bardhë dhe në Zyrën Ovale. Nuk ka më të mirë se ai,” shkroi Trump.

Ky moment nënvizon lidhjen e ngrohtë mes dy figurave ndërkombëtare, duke kombinuar botën e politikës me atë të sportit.

Scroll to Top