Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
09 dhjetor 2025
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës në NATO nuk ka qenë asnjëherë realisht në tryezë, duke shtuar se kjo ishte e ditur shumë përpara përplasjes me presidentin rus Vladimir Putin.
“Gjithmonë është kuptuar që Ukraina nuk do të bëhej pjesë e NATO-s, shumë para Putinit. Dhe tani ata këmbëngulin,” tha Trump në një intervistë për Politico. Ai shtoi se gjatë takimit të parë mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Putinit, Zelensky kishte kërkuar “rikthimin e Krimesë dhe anëtarësimin në NATO”, gjë që Trump e përshkroi si një qasje aspak të butë.
Plani i propozuar i paqes nga Trump parashikon që Ukraina të heqë dorë nga përpjekjet për t’u anëtarësuar në NATO — një kusht që Kievi e ka cilësuar të papranueshëm.

















