Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
06 nentor 2025
Natën e kaluar disa vende energjetike ruse përjetuan një goditje jo të lehtë, e i vdekur mbeti edhe një person.
Ushtria ukrainase goditi dhe dëmtoi rafinerinë e naftës në Volgograd të Rusisë gjatë natës së kaluar, raportuan kanalet mediatike ruse të Telegram.
Banorët vendas poashtu raportuan dëmin. Kjo u dokumentua me foto e video në rrjetet sociale.
Një ndërtesë banimi dhe disa shtëpi u dëmtuan në sulm, raportoi guvernatori i rajonit të Volgogradit, Andrey Bocharov, duke shtuar se një person u vra.
Bocharov konfirmoi se një zjarr shpërtheu në një zonë industriale të rrethit Krasnoarmeysky të rajonit të Vologogradit.
Rëndësia e kësaj rafinerie luan rol rol kyç në furnizimin me karburant të ushtrisë ruse.
E kjo nuk ishte tentativa e vetme, për shkak se edhe në të kaluarën objekti është shënjestruar nga sulmet ukrainase.

















